GRUPI B
Sturridge sjell fitoren
16 June, 2016 @16:35
Goli i Daniel Sturridge në minutat shtesë, i ka sjellur tre pikë të arta Anglisë, e cila sot e mposhti me rezultat 2-1 shtetin tjetër britanez, Uellsin.
Uellsi kaloi i pari në epërsi me golin e bukur të Gareth Bale, që shënoi në minutën 42’ nga godje e dënimit nga një largësi prej 25 metra.
Në pjesën e dytë Anglia u tregua më sulmuese dhe e arriti golin e barazimit në minutën 56’ me golin e sulmuesit të Leicesterit, Jamie Vardy, derisa kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë, Daniel Sturridge doli në skenë për t’u shndërruar në hero me golin e fitores në minutat e fundit.
Anglia me këtë fitore tani ka 4 pikë dhe ngjitet në krye të tabelës në grupin B, kurse Uellsi renditet në pozitën e tretë me pikë të njëjta sikur Sllovakia.