SHORTI I EUROPA LEAGUE
Skënderbeu me gjasa reale për fazën pranverore
25 August, 2017 @13:51
Para pak çastesh përfundoi edhe shorti i fazës grupore për garën e dytë më të rëndësishme të futbollit europian, Europa Liga.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë garë, Skënderbeu, është tërhequr në Grupin B, ku do të ketë kundërshtarë si Dynamo Kiev, Young Boys dhe Partizan i Beogradit.
Një grup tejet sfidues për të gjitha ekipet dhe mundësi reale për Skënderbeun, nëse gjen zëvendësim ideal në sulm për Liridon Latifin e larguar së fundi.
Skuadrat që llogariten favorite si Milan, Arsenal, Zenit, Lazio, Bilbao e Villareal kanë marrë kryesisht kundërshtarë lehtë të kalueshëm për kapacitet që kanë, derisa luftë e madhe pritet në Grupin E, ku Lyon, Everton, Atalanta dhe Apollon Limasol do të tentojnë daljen në fazën pranverore të garës.