HAPI I FUNDIT
Fati në short, dy herë radhazi eliminohen në Play-Off
25 August, 2017 @8:59
Për të dytin stinor radhazi Shkëndija kthehet nga dera e fazës grupore të Europa Ligës.
Si në stinorin 2016/17 ashtu edhe në atë 2017/18 Shkëndijën në Play-Off e pritën ekipet e fuqishme falë shortit dhe tetovarët tashmë dy herë radhazi ndahen për pak nga Europa Ligë.
Në stinorin e kaluar Shkëndijën e kishte eliminuar Genti belg (2-1 dhe 0-4, rezultati i përgjithëm, 6-1) ndërsa kësaj radhe gjigandi i këndellur italian, Milan (6-0 dhe 0-1, rezultati i përgjithshëm 7-0).
Ndoshta stinori i radhës me “e treta e vërteta” do të jetë stinori historik i ekipit kuqezi nga Tetova.