MIQËSORE
Skënderbeu mposht Agollin
1 July, 2016 @21:25
Në ndeshjen e dytë përgatitore në kuadër të kampin në Austri, Skënderbeu u ndesh me skuadrën nga Azerbejxhani, Qarabag, për të cilën luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.
Fitores i’u gëzua Skënderbeu, që fitoi me rezultat minimal 1-0, ndërsa edhe në këtë ndeshje trajneri i skuadrës, Andrea Agostinelli, kishte rastin t’i provojë shumicën e lojtarëve.
Goli i ndeshjes erdhi nga mbrojtësi kroat i korcarëve, Marko Radas, në minutën 45’ me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit.
Te skuadra azere, Agolli ishte titullar.
Skënderbeu ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të kampit në Austri do ta zhvillojë më 5 korrik ndaj Maccabi Tel Avivit.