KIEV-SKENDERBEU
Skënderbeu mposhtet në pjesë të dytë
14 September, 2017 @20:54
Skuadra me përvojë të madhe në garat europiane, Dinamo Kiev, ka mposhtur Skënderbeun sonte në kuadër të xhiros së parë të Grupit B të Europa Ligës, 3-1.
Paraqitja shumë e mirë e ekipit korçar në pjesë të parë u kurorëzua me gol të Gjergji Muzakës, që shënoi me një goditje prej 20 metrash për epërsinë 0-1.
Mirëpo, në pjesë të dytë ekipi ukrainas u këndell dhe mori më seriozisht lojën për të bërë presion të madh në portën e Orges Shehit, që iu shpërblye në fund me 3 gola dhe 3 pikë të para në grup.
Paraqitje tepër e mirë dhe premtuese për Skënderbeun, që në xhiron e radhës pret në Elbasan Arena Young Boysin zviceran.
Në duelin tjetër të Grupit B, Young Boys barazoi me Partizanin e Beogradit, 1-1.