TRANSFER
Skënderbeu nënshkruan me ish-lojtarin e kombëtares
30 January, 2017 @12:29
Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Skënderbeu, ka shtuar forcë në përbërjen e saj.
Ekipi korçar ka nënshkruar me mesfushorin Gjergji Muzaka, i cili edhe më parë ka veshur fanellën e kësaj skuadre.
Ish-reprezentuesi 23 herë i kombëtares Shqiptare, do t’i bashkohet sot korçarëve.
Muzaka për Skënderbeun ka luajtur edhe gjatë edioneve 2011/12 dhe 2013/14, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave të ndryshme nga Shqipëria si Tirana, Flamurtari, Dinamo e Partizani.
32 vjeçari për herë të fundit e kishte veshur fanellën e kombëtares në qershor të vitit 2013.