NIKLI
Sulmuesi afrikan në prova te Feronikeli
30 January, 2017 @11:46
Skuadra e Feronikelit për aq sa do të qëndrojë në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore, do ta ketë mundësinë ta provojë edhe një sulmues afrikan i cili mund t’i shtohet skuadrës.
Është ky futbollisti nga Liberia, Abu Kamara, që veçse ka filluar të stërvitet me ekipin, ndërsa tani i mbetet atij që ta bind shtabin teknik në krye me trajnerin Afrim Tovërlani.
Kamara është vetëm 19 vjeç dhe njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Liberisë, ndërsa deri më tani ka luajtur për skuadra të ndryshme afrikane nga Liberia dhe Laosi.