Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KORÇË

Skënderbeu para milionave të UEFA-së

Skënderbeu para milionave të UEFA-së


5 August, 2015 @12:46

Skënderbeu është shumë afër që të kalojë në një fazë tjetër të zhvillimit ekonomik si klub. Ekipi korçar ka në dorë kualifikimin në Play-Off të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Milsamit, ndërsa sonte luan ndeshjen e kthimit në Elbasan. 

Vetëm kualifikimi në Play-Off i siguron ekipit korçar 3 milionë euro shpërblim nga UEFA-ja. 

Nëse arrin pastaj fazën grupore të Ligës së Kampionëve (Champions League) Skënderbeu do të merr shifrën e pabesueshme për një ekip shqiptar, 12 milionë euro.

Sidoqoftë, nëse eliminohet në Play-Off atëherë si pjesëmarrës në fazën grupore të Europa League korçarët do të arrijnë 2.4 milionë euro tjera. 

Pra në total, Skënderbeu me fitoren e sontme, në fakt kualifikimin në Play-Off, do të sigurojë 3 milionë euro si pjesëmarrës në këtë raund, shto edhe 2.4 të tjera për Europa League - që gjithashtu do të jenë të sigurta në rastin më të keq - që i bie 5.4 milionë euro. 

Në total, bashkë me 700 mijë eurot e fituara deri më sot, me kualifikimin e sontëm ekipi korçar i ka të sigurta 6.1 milionë euro në llogari bankare, që do ta çonte atë në një fazë tjetër me buxhet thuajse gjashtëfish më të madh se atë aktual. 


 
Të gjitha lajmet nga