BIANCONERI
Juventus goditet edhe nga një lëndim
5 August, 2015 @12:24
Juventus ka konfirmuar sot në faqen zyrtare të ekipit se sulmuesi spanjoll i skuadrës, Alvaro Morata, do të jetë jashtë fushave për një muaj.
Morata do të mungojë edhe në ndeshjen e Superkupës italiane që zhvillohet të shtunën që vjen, pasi që u lëndua në stërvitjet e djeshme të skuadrës.
Sulmuesi 22 vjeç që erdhi nga Real Madrid te Juventus pritet të mungojë edhe në ndeshjen hapëse të stinorit të ri të Serie A-së, ku Bianconerët luajnë ndaj Udineses dhe në xhiron e dytë ndaj Romës.
Hiç më larg se dje, Juventus zyrtarizoi mungesën dy muajshe të Sami Khediras pas lëndimit.