TURQI
Sneijder shënon për rikthim
25 February, 2013 @22:28
Mesfushori holandez i ardhur me shumë bujë në Stamboll te Galatasaray, ka arritur që të shënojë gol në ndeshjen e pestë të tij në Superligën turke.
Galata ka qenë në disavantazh dy golësh ndaj Ordusporit, në pjesën e parë, mirëpo me të filluar pjesa e dytë Sneijder ka shënuar si në ditët e tij më të mira, duke ulur epërsinë e mysafirëve në 1-2, pas së cilës kuqeverdhët nga Stambolli u kthjellën dhe arritën të përmbysin epërsinë e Ordus në 4-2.
Golat tjerë për Galatën i shënuan Burak Yilmaz (2) dhe Selçuk Inan. Me këtë fitore Galatasaray ka ruajtur epërsinë ndaj Fenerbahçes në krye të tabelës me 6 pikë.
REZULTATI:
Galatasaray - Orduspor | 4-2 |