KOMISIONI
Sokoli në disciplinore
18 March, 2016 @14:11
Pas deklaratave të pa-matura dhënë ndaj mediave të shkruara dhe elektronike pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, Komesari i Garave të FFK-së Ismet Ahmeti ka hapur procedurë disciplinore ndaj trajnerit të Gjilanit, Bylbyl Sokoli.
Sokoli kishte akuzuar referin e ndeshjes për ndikim në rezultat të lojës, ku Llapi kishte mposhtur Gjilanin 4-0 duke e eliminuar nga Kupa.
Sokoli kishte thënë se gjyqtari kryesor Kreshnik Vula bashkë me anësorët Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska kanë qenë regjisorë të takimit.
Llapi kaloi në gjysmëfinale të Kupës pas kësaj ndeshjeje, ndërsa gjilanasit mbetën duke reaguar ashpër në referim.