Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 0-1 GJILANI

Solomon vendos, Gjilani triumfon në Podujevë

Solomon vendos, Gjilani triumfon në Podujevë


13 November, 2022 @16:23

Sulmuesi i Gjilanit, Theo Solomon, ka qenë vendimtar në përballjen që ekipi i tij e ka fituar ndaj Llapit në Zahir Pajaziti sot. Ai ka shënuar pas një gabimi të mbrojtjes së Llapit, ndërsa vendasit edhe pse u munduan së paku të barazojnë rezultatin nuk e kanë arritur këtë dhe kështu në fund pranuan humbjen e shtatë të tyre këtë stinor, Llapi 0-1 Gjilani [Theo Solomon 50].

I sotmi, ka qenë goli i gjashtë kampional për nigerianin.

TABELA AKTUALE

Gjilani përndryshe ka shënuar fitoren e shtatë sezonale, ndërsa i janë kthyer fitores pas barazimeve në dy derbit e fundit ndaj Dritës 1-1 dhe Prishtinës 2-2.

Fitorja bën Gjilanin me 17 ndeshje të ketë 27 pikë, ndërsa Llapi pas 16 dueleve ka 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga