Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Italia-Zvicra, këto janë formacionet e mundshme

E marrurr nga: SuperSport Football Official. June2021

Italia-Zvicra, këto janë formacionet e mundshme


16 June, 2021 @12:50

Italia dhe Zvicra do të përballen sonte në Romë, në stadiumin “Stadio Olimpico” për ndeshjen e tyre në kuadër të  Grupit A në Euro 2020, ku ndeshja nis sonte në orën 21:00.

Në ndeshjen hapëse të turneut, Italia luajti shumë mirë ndaj Turqisë, dhe përmes Lorenzo Insigne, Ciro Immobile dhe një autogoli arriti një fitore të lehtë. Ndërkohë që Zvicra barazoi ndaj Uells-it, me rezultat 1-1, ku shënoi Embolo, ndërsa asistuesi ishte Shaqiri.

Ky ishte fillimi perfekt për lojtarët e udhëhequr nga Roberto Mancini, të cilët do të shikojnë edhe sot të shënojnë fitore, por do të jetë e vështirë edhe për Azzurët sonte, pasiqë nga 5 ndeshjet e luajtura Zvicër-Itali, Azzurët kishin fituar vetëm njërën nga këto.

Sipas Gazetës së njohur “INDEPENDENT” këto pritet të jenë formacionet e të dy përfaqësueseve:

Italy: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile, Insigne

Switzerland: Sommer, Elvedi, Akanji, Schar, Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez, Shaqiri, Embolo, Seferovic


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani