KLUBI ZVICERAN KA MOHUAR MARRËVESHJEN
St Gallen mohon Ajetin
18 November, 2015 @8:23
Skuadra e elitës së futbollit zviceran, St Gallen, ka mohuar marrëveshjen me qendërmbrojtësin kuqezi, Arlind Ajeti.
“Ajeti nuk ka nënshkruar kontratë me ne. Ai është një lojtar i një pozite tjetër në krahasim me atë që kemi shprehur interesim ne,” ka shkruar tagblatt.ch në njoftimin e botuar duke cituar zëdhënësin e këtij klubi.
Ajeti 22 vjeç kishte shkëputur kontratën me Baselin gjatë verës dhe tashmë është pa ekip me muaj të tërë. Ai është bërë lojtar i rëndësishëm i kombëtares shqiptare, prej se u lëndua Mërgim Mavraj.