TOP 10
10 veteranët aktiv të futbollit
17 November, 2015 @18:00
Vetëm dy ditë më parë, , legjenda spanjolle e Real Madridit, Raul Gonzalez, është pensionuar nga futbolli aktiv duke e fituar një tjetër trofe, atë të ligës NASL në SHBA.
Veterani 38 vjeçar, pavarësisht moshës, në ndeshjen e fundit ishte aktivizuar për 90 minuta te skuadra e tij, New York Cosmos, duke e fituar kështu titullin e fundit në karrierë, para se të vë këpucët në gozhdë, derisa gjatë ndeshjes tregoi se ende është i fuqishëm për ta përballur tempon e lojës për 90 minuta.
Sikurse Rauli, ka edhe futbollistë të tjerë të cilët janë në moshë, por që ende luajnë role të rëndësishme te skuadrat e tyre përkatëse. Ja dhjetë prej tyre…
1. Ze Roberto
Mosha: 41
Skuadra aktuale: Palmeiras (Brazil)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 623
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 84 me Brazilin
Numri i titujve në karrierë: 12
Skuadrat e mëparshme: Portugesa (Brazil), Real Madrid (Spanjë), Flamengo (Brazil), Bayer Leverkusen (Gjermani), Bayern Munchen (Gjermani), Nacional (Uruguaj), Santos (Brazil), Hamburg (Gjermani), Al-Gharafa (Katar)
2. Tim Cahill
Mosha: 35
Skuadra aktuale: Shanghai Shenhua (Kinë)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 620
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 87 me Australinë
Numri i titujve në karrierë: 2
Skuadrat e mëparshme: Sydney United (Australi), Millwall (Angli), Everton (Angli), NY Red Bulls (SHBA)
3. Rogerio Ceni
Mosha: 42
Skuadra aktuale: Sao Paulo (Brazil)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 1256
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 18 me Brazilin
Numri i titujve në karrierë: 7
Skuadrat e mëparshme: Nuk ka.
4. Juan Carlos Valeron
Mosha: 40
Skuadra aktuale: Las Palmas (Spanjë)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 717
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 47 me Spanjën
Numri i titujve në karrierë: 0
Skuadrat e mëparshme: Las Palmas Atletico (Spanjë), Mallorca (Spanjë), Atletico Madrid (Spanjë), Deportivo La Coruna (Spanjë)
5. Diego Forlan
Mosha: 36
Skuadra aktuale: Penarol (Uruguaj)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 638
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 112 me Uruguajin
Numri i titujve në karrierë: 5
Skuadrat e mëparshme: Independiente (Argjentinë), Manchester United (Angli), Villarreal (Spanjë), Atletico Madrid (Spanjë), Inter (Itali), Internacional (Brazil), Cerezo Osaka (Japoni)
6. Walter Samuel
Mosha: 37
Skuadra aktuale: Basel (Zvicër)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 594
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 52 me Argjentinën
Numri i titujve në karrierë: 18
Skuadrat e mëparshme: Newell’s (Argjentinë), Boca Juniors (Argjentinë), Roma (Itali), Real Madrid (Spanjë), Inter (Itali)
7. Ricardo Carvalho
Mosha: 37
Skuadra aktuale: Monaco (Francë)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 573
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 83 me Portugalinë
Numri i titujve në karrierë: 13
Skuadrat e mëparshme: Porto (Portugali), Leça (Portugali), Vitoria Setubal (Portugali), Alverca (Portugali), Chelsea (Angli), Real Madid (Spanjë)
8. Mario Yepes
Mosha: 39
Skuadra aktuale: San Lorenzo (Argjentinë)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 621
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 100 me Kolumbinë
Numri i titujve në karrierë: 8
Skuadrat e mëparshme: Cortulua (Kolumbi), Cali (Kolumbi), River Plate (Argjentinë), Nantes (Francë), PSG (Francë), Chievo (Itali), Milan (Itali), Atalanta (Itali)
9. Antonio Di Natale
Mosha: 38
Skuadra aktuale: Udinese (Itali)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 669
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 43 me Italinë
Numri i titujve në karrierë: 0
Skuadrat e mëparshme: Empoli (Itali), Iperzola (Itali), Varese (Itali), Viareggjio (Itali)
10. Diego Milito
Mosha: 36
Skuadra aktuale: Racing Club (Argjentinë)
Numri i ndeshjeve me klube në karrierë: 601
Numri i ndeshjeve në përfaqësuese: 25 me Argjentinën
Numri i titujve në karrierë: 7
Skuadrat e mëparshme: Genoa (Itali), Real Zaragoz (Spanjë), Inter (Itali)