SULMUESI KOSTARIKAN MBETET PA KONTRATË
Campbell drejt Turqisë
17 November, 2015 @14:49
Dy skudrat e mëdha turke, Fenerbahçe dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Joel Campbell, ka bërë të ditur sot Talk Sport.
Kontrata e sulmuesit në fjalë përfundon verën që vjen me Arsenalin dhe tashmë ekipet turke i janë vërsul lojtarit për ta marrë atë pa dëmshpërblim.
Kostarikani 23 vjeç me vite të tëra është huazuar nga Arsenali nëpër ekipe të ndryshme europiane, ndërsa këtë vit ka regjistruar 2 paraqitje dhe ka të shënuar 1 gol në Premier League.