MIQËSORJA
Terrorizmi anulon ndeshjen Belgjikë-Spanjë
17 November, 2015 @1:29
Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Spanjës e paraparë të zhvillohet sonte (e marte) nga ora 20:45, nuk do të zhvillohet fare.
Kjo pasi është konstatuar se niveli i kërcënimit nga sulmet terroriste në Belgjikë është rritur për dy shkallë, dhe organizimi i një ndeshjeje të tillë do të ishte e rrezikshme për sigurinë e personave që do ta shikonin ndeshjen nga vendi i ngjarjes.