IRISH
Mbrojtja, çon Irlandën në EURO 2016
16 November, 2015 @22:42
Fuqia e Bosnjës dhe Hercegovinës në sulm, është ndalur nga mbrojtja e çeliktë irlandeze, që nuk i ka dhënë rast atyre për të shënuar sonte.
Irlanda ka arritur që të sigurojë europianin e dytë me radhë duke shënuar fitore 2-0 ndaj Bosnjes dhe Hercegovinës shterpe.
Mesfushori i Stoke Cityt, John Walters, ka shënuar dy herë sonte për t’ia dhënë fitoren dhe festën e madhe ekipit nga ishulli duke u siguaruar edhe EURO 2016, pas EURO 2012.
Martin O’Neal, përzgjedhësi i përfaqësueses irlandeze ka festuar në fund duke u bërë të ditur boshnjakëve se zemra e madhe irlandeze është më e fuqishme se teknika e lojtarëve boshnjakë.
Përndryshe, Irlanda që ka qenë në grup me Gjermaninë dhe Poloninë e kualifikuar, ka pasur më së paku gola të pranuara se të gjithë rivalët tjerë të grupit.