DEKLARATA E DE BIASIT
Shpëtuam!
17 November, 2015 @8:53
I ngrysur dhe në mendime. Kështu është dukur Gianni De Biasi pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmë ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në Qemal Stafën me disa tifozë, derisa FSHF duhet të mendojë pse nuk u mbush stadiumi për ekipin historik të kualifikuar për herë të parë në një turne të madh.
“Besoj se lojtarët me mendje ishin në dhomat e zhveshjes në momentin kur e pranuam golin. Ishte e vështirë që të përgatitet për këtë ndeshjes pas festës në Kosovës dhe mbrëmjes gala këtu. I vetmi aspekt pozitiv është se në fund kemi arritur të shpëtojmë ndeshjen e humbur,” ka thënë De Biasi për mediat pas ndeshjes.
Shqipëria brenda tre ditëve në 2 miqësoret e zhvilluara ka barazuar me Kosovën dhe Gjeorgjinë 2-2.