RRJETAT NUK TUNDEN NË KISHNICË SOT
Derbi i ditës, nuk gjen rrjetën
17 November, 2015 @15:02
Janë numëruar mbi 10 raste të mira për gol, nga të dyja palët, ndërsa ka dominuar Hajvalia, por goli assesi nuk erdhi sot në përballjen e zhvilluar në Kishnicë, ndërmjet ekipit në fjalë dhe Gjilanit.
Genc Hamiti, Fuat Karabegu, Granit Arifaj etj. kanë tentuar për ekipin e drejtuar nga Ismet Munishi, por assesi nuk kanë arritur të kalojnë vijën e mbrojtur nga portieri Faton Maloku.
Në anën tjetër, Gjilani i Bylbyl Sokolit ka tentuar në raste që vinin kryesisht nga gabimet e mbrojtjes së vendasve, por më kot.
Përballja përfundoi pa gola të shënuar, derisa Gjilani 10 minutat e fundit të takimit i zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, kur Besnik Krasniqi u detyrua t’i lë shokët në disavantazh numerik ndaj kundërshtarit për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Në xhiron e radhës, Hajvalia pret Trepçën’89, derisa Gjilani udhëton te kampioni, Ferronikeli.