SUPERLIGA
Stadiumi “Fadil Vokrri” shtyen ndeshjen Prishtina – Gjilani
19 March, 2021 @17:02
Ndeshja e xhiros XXVI në Superligë që ishte paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, është shtyer për një datë tjetër.
Arsyeja e kësaj shtyerje është ruajtja e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës.
Termini i ri i kësaj ndeshjeje është caktuar më 30 mars, në ora 15:00.