Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN - ATLETICO MADRID

Suarez lë pa pikë Milanin

Suarez lë pa pikë Milanin


28 September, 2021 @23:01

Luis Suarez ka shënuar penalltinë e fituar të Atletico Madridit në kohën shtesë të ndeshjes për t’i lënë rossonerët pa fitore edhe pas dy xhirosh në Champions League.

Milan që ka nisur më mirë ndeshjen, duke shënuar gol me Rafael Leaon, pas 29 minutash lojë ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, për shkak se Franck Kessie mori karton të kuq (të verdhën e dytë).

E pas kësaj Atletico Madridi i Diego Simeones mori kontrollin e ndeshjes, derisa Milan provonte të mbrohej dhe të shkonte me kundërsulme.

E sulmet e njëpasnjëshme iu shpërblyen Atleticos krejt në fund, pasi që së pari zëvendësuesi Antoine Griezmann shënoi për barazim (84) e krejt në fund Suarez dha penalltinë për fitoren e madhe të kampionit të Spanjës, 1-2.

Derisa Liverpool në Grupin B ka tash gjashtë pikë, pasi që mposhti Porton sonte dhe është lider, Atletico Madrid zë pozitën e dytë me katër pikë.

Portoja me një pikë është e treta, ndërsa Milan mbetet i fundit në renditje, pa pikë të fituar.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League