NGA IRANI NË TIRANË

Sukaj lë Iranin për Partizanin
20 July, 2015 @15:11
Xhevahir Sukaj, sulmuesi shkodran 27 vjeç, ka lënë ligën irananiane të futbollit për të nënshkruar me Partizanin e Tiranës.
Njoftimin e ka dhënë faqja e Partizanit, derisa ka bërë të ditur se Sukaj do të prezentohet nesër në mesditë si lojtar i ri i ekipit, ku do të nënshkruaj edhe formalisht kontratën një vjeçare me klubin.
Sukaj ka kaluar katër vite në Iran me ekipin Sepahan, derisa më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, pastaj Ordusporit dhe Hacettepes në Turqi si dhe Zagrebit në Kroaci.