XHENOVË

Prezentohet Ujkani
20 July, 2015 @10:51
Samir Ujkani, ish portier i kombëtares shqiptare dhe portier i përfaqësueses së Kosovës është prezentuar si përforcim i Genoas.
Ujkani, që erdhi në Genoa nga Palermo, është shprehur të jetë i lumtur me kalimin e tij në bregdetin e Xhenovës, ndërsa ai pritet të jetë zëvendësues i portierit të parë të skuadrës, Mattia Perin.
Sidoqoftë, Perin është i lënduar aktualisht dhe në javët e para Ujkani ka mundësi që të tregohet për t’ia zënë vendin mëtutje.