MEDIA

Gomez afër Besiktasit
19 July, 2015 @21:06
Sulmuesi aktual i Fiorentinës pritet të kalojë te Besiktas, bëjnë të ditur mediat italiane sot. Mario Gomez nuk e tregoi mprehtësinë e tij nga Bundesliga në Serie A dhe tashmë pritet të largohet nga ekipi vjollcë nga Firenca.
Besiktas është ekipi që ka dërguar ofertë prej 6 milionë eurosh për sulmuesin në fjalë, ndërsa Calciomercato bën të ditur se Fiorentina e ka pranuar këtë.
Gjithashtu, Gomez do të përfitojë 5 milionë euro për stinor nëse kalon në ekipin bardhezi nga Stambolli.