BARCELONA

Arda dhe Vidal, s’lëvizin
20 July, 2015 @10:46
Arda Turan dhe Aleix Vidal, dy përforcimet e Barcelonës të afatit kalimtar veror, nuk do të lëvizin nga klubi, përkundër se nuk do të kenë të drejtë loje.
Luis Enrique ka vendosur kështu dhe ka bërë të ditur se dyshja nuk do të huazohet askund. Për më tepër, ata do të jenë të kyqur në çdo pikë të Barcelonës për tu futur dhe për tu adaptuar në mekanizmin e skuadrës për vitin që vjen.
Barcelona nuk ka të drejtë që të marrë lojtarë të ri në skuadër gjatë gjithë vitit 2015, që në fakt edhe nëse realizohet transferi ata nuk do të kenë të drejtë loje. Dyshja në fjalë do të mund të vesh për herë të parë fanellën katalonase në fushë, nga 1 janari i vitit që vjen.