MIQËSORE

Foto: Anderlecht Official
Anderlecht i Hasit, i fortë për Lazion!
19 July, 2015 @21:10
Anderlecht, që drejtohet nga gjakovari Besnik Hasi, ka arritur të tregojë veten në miqësoren e sotme duke e mposhtur Lazion e Romës.
Anderlecht ka shënuar shpejtë tre herë në portën e Etrit Berishës, që u tregua të jetë i pafat në 45 minutat e para, derisa pranoi tre gola në portën e tij me Lazion.
Në pjesën e dytë Hasi qetësoi lojën, ndërsa Berisha u zëvendësua në portën laciale, kurse ndeshja përfundoi 3-1 në të mirë të ekipit belg, që po vazhdon me sukses ngritjen me Besnik Hasin trajner.