TEJKALON ME SUKSES OPERIMIN

Sulmuesi i Prishtinës, operohet me sukses
12 May, 2023 @21:49
Ekipi i Prishtinës ka bërë të ditur sonte se futbollisti i saj Kreshnik Uka është operuar me sukses, pas lëndimit që kishte dhe mbylljes së hershme të stinorit. Sulmuesi 28-vjeçar i skuadrës bardhekaltër nga kryeqyteti ka operuar ligamentet dhe operimi ka kaluar me sukses ka bërë të ditur FC Prishtina në njoftim.
“Sulmuesi i skuadrës sonë, Kreshnik Uka është operuar me sukses. Uka është operuar në ligamente pas lëndimit të pësuar javë më parë. Futbollisti jonë është operuar te mjeku i mirënjohur Qerim Kida në Klinikën Royal Medical,” ka shkruar FC Prishtina në njoftim.