Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTIME

Sulmuesi shtatëlartë vazhdon me Vjosën

Ardit Gashi me dorën lartë, duke festuar golin me bashkëlojtarin/ TOPSPORTI/ D. S.

Sulmuesi shtatëlartë vazhdon me Vjosën


7 July, 2022 @11:04

Njëri ndër sulmuesit më shtatëlartë në futbollin e Kosovës, Ardit Gashi, që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e suksesit të Vjosës për të arritur në Ligë të Parë të Kosovës nga Liga e Dytë - ka vazhduar me ekipin nga Shtimja edhe për një stinor.

Njoftimin e kanë zyrtarizuar drejtuesit e Vjosës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen e klubit në Facebook, ndërsa Gashi si golashënues më i mirë i Ligës së Dytë pritet t’i ndihmojë ekipit edhe në Ligë të Parë.

Prizreni vs. Vjosa

“Arditi pas ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë dhe e ndihmojë KF Vjosën të shpallet kampion me golat e tij, do të vazhdojë t’i prijë sulmit edhe në Ligë të Parë të Kosovës,” ka bërë të ditur njoftimi i KF Vjosa.

Ekipi nga Shtimja gjithashtu ka vazhduar edhe me trajnerin Erdin Hashani, me të cilin arriti suksesin duke dalë një rang më lartë në garat e vendit, ndërsa pritet të jetë pjesë e Ligës së Parë Grupi B, sipas ndarjes së deritashme të FFK-së në Ligë të Parë.

Ardit Gashi

Kujtojmë, te Vjosa luan edhe futbollisti me shumë përvojë nga Superliga, këmbëshpejti Përparim Livoreka - që tashmë po i ndihmon shtimjanëve për të arritur sukseset e reja në futbollin kosovar me përvojën e tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë