ISTOGU - BESA

Foto: FC Istogu
Super Istogu, deklason Besën
15 September, 2021 @18:20
Një paraqitje mjaft e mirë dhe një fitore e merituar për Istogun ndaj Besës sot.
“Troftat” skuadrën pejane arritën ta mposhtin me rezultat bindës 4-0.
Dy gola në këtë fitore i shënoi Erjon Qeta e nga një tjetër Qëndrim Dautaj e Qëndrim Jahaj, për t’ia dhuruar kështu skuadrës së tyre fitoren.
Për Istogun kjo e sotmja ishte fitorja e parë sezonale, kurse Besa mbetet ende pa pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.