Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E EVROPES

SuperBayern, merr të dytën SuperKupë evropiane në histori

SuperBayern, merr të dytën SuperKupë evropiane në histori


24 September, 2020 @23:37

Bayern Munchen ka fituar në finale të Superkupës Evropiane Sevillën, duke e mposhtur 2-1 pas vazhdimeve.

Sevilla arriti epërsinë herët në ndeshje përmes penalltisë së Lucas Ocamposit, por bavarezët u rikthyen për të barazuar në pjesë të parë 1-1, kurse në vazhdime shënuan për fitore 2-1 [Goretzka 34, Martinez 104 - Ocampos 13p].

Ka qenë spanjolli Javi Martinez që me kokë tundi rrjetën e portierit Yassine Bounou, që dëboi topin e shutuar fortë nga Serge Gnabry.

Dhe në fund, Bayerni perfekt këtë sezon 2019/20 merr edhe trofeun e Superkupës, të dytën në histori të klubit. E para ka qenë më 2013/14.

Në anën tjetër Sevilla pas tre finaleve rresht të humbura në sezonet 2014/15, 15/16 dhe 16/17 - është mposhtur përsëri sonte, ndërsa ky është dëshimi i pestë i andaluzianëve në Superkupë, pas asaj të fituar në 2006/07.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League