Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN SUPERLEAGUE

Superliga Evropiane, deklarata e Karl-Heinz Rummenige

Superliga Evropiane, deklarata e Karl-Heinz Rummenige


19 April, 2021 @18:22

Siç u raportua edhe më parë, Bayerni dhe në përgjithësi klubet gjermane janë kundër formimit të Superligës Evropiane të futbollit.

Rreth një orë më parë, webfaqja zyrtare e Bayernit publikoi deklaratën e Karl-Heinz Rummeniges, shefit të shtabit teknik të Bayernit, në lidhje me Superligën Evropiane të futbollit.

“Bayerni nuk ka marrë pjesë në themelimin e kësaj gare. Ne besojmë që Champions League është një garë me themele të forta. Klubi ynë beson që edhe formati i ri i Champions League, që do të përdoret nga viti 2024, është mjaft i mirë dhe do ta shtojë kualitetin e kësaj gare.

Gjithashtu, nuk mendoj që krijimi i një Superlige Evropiane do t’i rregullojë problemet financiare që pandemia iu ka shkaktuar klubeve.” - u shpreh Rummenige sot.

Rummenige pritet që ta zëvendësojë Andrea Agnellin (drejtues i Juventusit) në bordin e drejtuesve të UEFA-së, pasi ky i fundit u largua sot nga ky bord.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga