Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Superliga turke me tifozë në korrik!

Superliga turke me tifozë në korrik!


17 May, 2020 @23:28

Kreu i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF), Nihat Ozdemir, ka thënë për mediat turke se Superliga e Turqisë do të vazhdojë me patjetër.

Në një bisedë me CCN Turk Ozdemir ka bërë të ditur se ka marrë votë për nga 14 klubet prej 18 klubeve të elitës.

Gjithashtu është vendosur që të gjitha ekipet do të futen në test për COVID-19 dhe për më tepër, ekipet do të vazhdojnë ligën edhe nëse mbesin me vetëm 14 lojtarë në skuadër.

Nihat Ozdemir

“Nëse Turqia vazhdon pozitivisht me luftën ndaj COVID-19, ndoshta në korrik do të mund të luajmë edhe me tifozë në stadiume,” ka thënë ai.

Superliga turke është planifikuar të rinis më 12 qershor. Ajo është ndëprerë pas XXVI xhirove me Trabzonsporin lider me 53 pikë sa ka edhe Istanbul Basaksehir në të dytin.


 
Të gjitha lajmet nga International