Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURKIYE SUPERLIGI

Superliga turke, merr vendimin për rifillim të stinorit

Superliga turke, merr vendimin për rifillim të stinorit


6 May, 2020 @16:16

Bordi i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) ka marrë vendim sot që të rifillojnë ligat e futbollit në këtë vend, duke nisur prej datave 12, 13 dhe 14 qershor 2020.

Kryetari i TFF-së Nihat Ozdemir ka bërë të ditur se synojnë që të përfundojnë stinorin deri më 26 korrik 2020, ndërsa shpejt presin të marrin edhe lejen prej Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdim të garave.

“Synojmë që më 12-13-14 qershor të rifillojnë ligat. Data 26 korrik do të jetë fundi i të gjitha ligave. Do të luajmë shtatë fundjavë dhe vetëm një xhiro në mesjavë. Për stinorin e ri nuk kemi menduar ende, por siç po shihet gushti do të jetë muaji i pushimit. UEFA për vendim përfundimtar ka thënë afati është 25 maji. A kemi bërë mirë apo keq, do të shihet më vonë,” ka thënë Ozdemir në konferencën e tij për shtyp sot, pas vendimit të marrë për futbollin turk.

Përndryshe, lider i Superligës turke të futbollit aktualisht është Trabzonspor me 53 pikë, sa ka edhe Basaksehir në vend të dytë. I treti Galatasaray ka 50 pikë, ndërsa Sivasspori ka 49 pikë në pozitë të katërt të klasifikimit.

Fenerbahçeja e Vedat Muriqit është në pozitë të shtatë me 40 pikë. Ndërsa Kasimpasa e Florent Hadërgjonajt është në pozitën e 13 me 26 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga International