TREPÇA 0-2 LIRIA

Foto: FCLiria/fb
Susuri e Berisha mjaftuan për fitore
10 November, 2022 @15:59
Liria ka shënuar fitore në duelin e fundit të pjesës vjeshtore të Ligës së Parë. Ekipi prizrenas ka triumfuar me golat e shënuara në pjesë të parë ndaj Trepçës, që si vendase po luan në “Bajram Aliu” të Skenderajit.
Prizrenasit shënuan fitoren e dytë me radhë, ndërsa ka qenë mesfushori Fitim Susuri që i dha avantazhin ekipit nga penalltia, kurse pas tij ka qenë sulmuesi Astrit Berisha që me një goditje të bukur ka gjetur këndin e epërm të portës së mitrovicasve për të vulosur fitoren e ekipit të drejtuar nga Xhengis Rexhepi, Trepça 0-2 Liria [Fitim Susuri 12 pen., Astrit Berisha 31].
Trepça është e parafundit në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi A, mirëpo me pikë ka dallim të madh ndaj Vëllaznimit që është në fund dhe do të dimërojë qetë para pjesës pranverore të stinorit.
Në anën tjetër Liria futet përsëri në lojë për të kërkuar Superligën me këtë fitore pas rezultateve të kësaj xhiroje, ku lideri (Feronikeli’74) dhe ndjekësi i parë i tij (Istogu) pësuan!
Tash, të gjitha skuadrat e Ligës së Parë shkojnë në pushim dimëror, për tu përgatitur për shkurtin e vitit të ardhshëm që pritet me nismë të nxehtë, në luftë për Superligë.