KAMPIONATI I KOSOVËS 1999/2000

Foto nga arkivi
Tabela përfundimtare e Superligës së Kosovës 1999/00
5 April, 2020 @23:10
Kampionati i parë i pasluftës në Kosovës kishte nisur mbarë dhe morrën pjesë 18 skuadra në elitë, që atëherë quhej Liga e Parë e Kosovës në futboll. Borozani.com
Kampione ishte bërë Prishtina me 76 pikë të tubuara, 10 më shumë sesa Drita që ishte e dyta, ndërsa në pozitën e tretë kishte përfunduar Vëllaznimi që kishte arritur kuotën e 60 pikëve.
Nga elita e futbollit atë sezon ranë Uniteti, 2 Korriku, Kika dhe Ballkani. E këta të fundit, 2 dekada më vonë, në sezonin e pezulluar aktualisht janë lider të Superligës 2019/20 dhe bashkë me Dritën, Gjilanin e Prishtinën po luftojnë për titull kampioni (nëse vazhdon stinori).
Kupën e Kosovës 1999/2000 e kishte fituar Gjilani, që në finale mposhti Besianën me rezultat minimal 1-0.
TABELA PËRFUNDIMTARE 1999/2000
1. Prishtina 76 pikë / 23-7-4 - - - - - - - - - - 2. Drita 66 pikë / 21-3-10 3. Vëllaznimi 60 pikë / 19-3-12 4. Gjilani 56 pikë / 17-5-12 5. Kosova (P) 53 pikë / 15-8-11 6. Besiana 50 pikë / 15-5-14 7. Besa 50 pikë / 14-8-12 8. Minatori'89 48 pikë / 15-3-16 9. Liria 47 pikë / 12-11-11 10. Flamurtari 47 pikë / 13-8-13 11. Llapi 47 pikë / 14-5-15 12. Kosova (V) 46 pikë / 14-4-16 13. Ferizaji 46 pikë / 14-4-16 14. Besëlidhja 44 pikë / 12-8-14 - - - - - - - - - - - 15. Uniteti 44 pikë / 13-5-16 16. 2 Korriku 43 pikë / 12-7-15 17. Kika 34 pikë / 10-4-20 18. Ballkani 10 pikë / 2-4-28 - - - i: pas pikëve janë të shënuara: numri i fitoreve, barazimeve dhe humbjeve të çdo skuadre në tabelë ii: burimi: FFK |