VUSHTRRI
Tahiri pret oferta
24 June, 2015 @12:09
Portieri që dy stinorë më parë u shpallë kampion me Llamkos Kosovën, Petrit Tahiri, i ka dhënë lamtumirën ekipit të tij sot, me një njoftim në Facebook.
Tahiri 22 vjeç ka pasur 28 paraqitje si startues për Kosovën e Vushtrrisë këtë stinor nga 28 ndeshje sa ka qenë në përbërje të ekipit.
Ai ka falenderuar ekipin, tifozët për përkrahje sa qëndroi aty, si dhe njoftoi se është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër.