LEGJIONARI

Tarashaj, makinë e re e golave
9 August, 2015 @9:29
Djaloshi me origjinë nga Prizreni, Shani Tarashaj, ka shënuar dje 2 golat e radhës së tij për Grasshopersin në fitore ndaj Luganos 6-1.
Me këto dy gola të tij, Grasshopers mbetet ekipi i vetëm afër Baselit lider, derisa Tarashaj në anën tjetër ka kërcyer në listën e golashënuesve duke shënuar golin e pestë në 4 xhirot e para të Superligës zvicerane.
Tarashaj, është 20 vjeç, ndërsa stinorin e kaluar debutoi për ekipin e parë të Grasshopersit.
Grasshopers deri tani ka 3 fitore e 1 humbje nga 4 ndeshjet e para të Superligës, ku humbjen e vetme e kanë pikërisht nga Baseli.
Grasshopper 6-1 Lugano All Goals & Highlights… by Fotbol