MEDIAT E HUAJA SHKRUAJNË

Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Tarashaj nuk është në planet e De Biasit
16 December, 2015 @17:27
Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, ka bërë të ditur për mediat zvicerane se nuk e ka në plan thirrjen për sulmuesin kosovar të Grasshopersit, Shani Tarashaj.
“Kam folur me Tarasahajn dhe ai më ka thënë se nuk mund të mendojë tash për komëbtaren. Nëse nuk ka vullnet të menjëhershëm, ai nuk është në planet e mija. Kështu, mund të them se dyert e kombëtares për atë lojtar janë të mbyllura,” ka bërë të ditur De Biasi për Blickun zviceran transmeton shqiptaria Panorama Sport sot.
Tarashaj ka shpërthyer këtë stinor në Superligën zvicerane, duke shënuar 8 gola në kampionat. Ai është 20 vjeçar.