COPPA ITALIA

Roma eliminohet nga Spezia
16 December, 2015 @17:16
Roma është eliminuar nga garat e Kupës së Italisë. Ekipi i Rudi Garcias po përjeton ditë jo të mira si në Serie A, ndërsa tash ka ardhur goditja nga ekipi i Serie B-së, Spezia.
Pasi që siguruan 90 minuta me barazim 0-0, e më pas edhe vazhdimet pa gola, ekipi nga Serie B ishte më i mirë pas ekzekutimit të penalltive, ku boshnjakët morrën në qafë Romën duke mos arritur të shënojnë gol.
Miralem Pjanic dhe Edin Dzeko dështuan nga pika e bardhë, derisa te Spezia të gjithë shënonin për të fituar në fund.