Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA NË PEJË, I TAKOI PRISHTINËS

Prishtina mposht Besën në miqësore

Labinot Osmani duke festuar një gol të tijin/ Foto: prishtinafc.com

Prishtina mposht Besën në miqësore


16 December, 2015 @15:27

Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen ndaj Besës sot 1-4. Ndeshja miqësore messezonale u ka takuar plotësisht bardhekaltërve në pjesë të dytë, pasi që pjesa e parë kaloi baraz 1-1. 

Labinot Osmani, golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar shënoi për epërsinë e Prishtinës, ndërsa barazoi Fetim Kasapi për të çuar skuadrat në pushim të qetë. 

Mirëpo, në pjesë të dytë falë lojës së bukur dhe kombinimeve të shpejta të djelmoshave të Sami Sermaxhajt, Prishtina ka arritur të shënojë edhe tre herë në portën e ekipit pejan për t’i mposhtur 1-4 në fund.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga