COPPA ITALIA

Kualifikohet Inter, asiston Manaj
15 December, 2015 @22:29
Pas Alessandrias, Interi është skuadra e dytë që kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Mancinit fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Cagliarit. Golat u shënuan fillimisht nga Palacio në pjesën e parë dhe më pas nga Brozovic dhe Perisic në pjesën e dytë.
Shqiptari Rey Manaj ishte në formacionin startues dhe luajti gjatë tërë ndeshjes si dhe asistoi tek goli i Palacios. Skuadrat e tjera çerekfinaliste do të përcaktohen nesër, ndërsa Interi në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Napolit dhe Veronas.