EMËRTONI AUTOBUSIN KUQEZI

Jepni ide për autobusin e kombëtares
15 December, 2015 @14:44
Para fillimit të Kampionatit Europian “Franca 2016” UEFA ka nisur kampanjën për emërtimin e autobusave të kombëtareve pjesëmarrëse në Kampionatin Europian.
Kështu, është hapur vegëza e posaçme në uefa.com për të dhënë ide për parullën e autobusit, slloganin e përfaqësueses.
UEFA do të pranojë idetë deri deri më 2 mars 2016, ndërsa votimet do të nisin më 18 prill, që do të përcaktojë edhe slloganin e përfaqësues.
Në këtë mundësi, dikush edhe mund të fitojë biletë për ndeshjen finale në EURO 2016.
E tëra çka duhet të bëni është të keni llogarinë tuaj në uefa.com dhe të shkruani një parullë dhe pastaj pritni votimin.
Jepni sllogain/parullën për Shqipërinë këtu.