PËRCAKTOHEN GJYQTARËT

Lista e referëve për EURO 2016
15 December, 2015 @13:38
Komieteti i Referëve të UEFA-së ka publikuar sot listën e 18 referëve që do të ndajnë drejtësinë në 51 ndeshjet e Kampionatit Europian “Franca 2016” që nis në qershor të vitit të ardhshëm.
Ekipi i referëve do të përbëhet nga referi kryesor, dy anësor dhe dy referë shtesë, ku shumica e ndihmësve do të vinë nga vendet prej nga është referi kryesor.
Ata do të kenë edhe trajnime të ndryshme para kampiantit duke nisur nga janari. Më 26-28 prill janë në Qipro, u kryhet kursi i parë për EURO 2016, pastaj vazhdon në 1-5 shkurt për elitën e referëve, ndërsa prej 18-22 prill mbahet kursi i fundit para EURO 2016 në Francë.
Lista e referëve për EURO 2016:
Martin Atkinson (Angli) | |||
Felix Brych (Gjermani) | |||
Cüneyt Çakir (Turqi) | |||
Mark Clattenburg (Angli) | |||
William Collum (Skoci) | |||
Jonas Eriksson (Suedi) | |||
Ovidiu Hategan (Rumani) | |||
Sergey Karasev (Rusi) | |||
Viktor Kassai (Hungari) | |||
Pavel Královec (Çeki) | |||
Björn Kuipers (Holandë) | |||
Szymon Marciniak (Poloni) | |||
Milorad Mažić (Serbi) | |||
Svein Moen (Norvegji) | |||
Nicola Rizzoli (Itali) | |||
Damir Skomina (Slloveni) | |||
Clément Turpin (Francë) | |||
Carlos Velasco Carballo (Spanjë) |