TRAJNERI GJAKOVAR NË PRESION

Besnik Hasi, trajner i Anderlechtit/ Foto: Anderlecht Official
Tifozët e Anderlechtit kundër Hasit
15 December, 2015 @10:27
Në barazimin e fundit ndaj Oostendes në shtëpi janë dëgjuar thirrje “Hasi ik, Hasi ik” nga publiku vendas i Anderlechtit.
Kjo ka ndodhur për shkak se klubi mbretëror Anderlechti ndodhet në pozitën e katërt dhe nuk po premton shumë për titullin kampion, duke marrë parasysh formën e mirë të skuadrës së Gentit.
I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes për këto thirrje, Hasi u përgjigj:
“Do të gënjeja nëse them se nuk jam prekur. I dëgjova dhe ndjehem keq. Por i kuptoj sepse publiku tek një klub si Anderlechti dëshiron më tepër.” - shkruan Der Spiegel sot.
Vlen të përmendet që Besnik Hasi si kryetrajner i Anderlechtit ka fituar titullin kampion dhe superkupën belge në sezonin 2013/14.
Përkundër se në ligën belge gjërat nuk po shkojnë mirë, Hasi ka arritur që të sigurojë pranverën europiane me Anderlechtin në Europa League, duke dalë nga grupi përkatës me Tottenhamin dhe duke eliminuar Monacon e Qarabagun.
Shorti i djeshëm i Europa League e ka vënë Anderlechtin përballë Olympiacosit në të gjashtëmbëdhjetën e finales së kësaj gare.