SUPERLIGA TURKE

Besiktas mposht kampionin, del në krye
14 December, 2015 @20:22
Derbi i madh i Stambollit i takoi Besiktasit.
Edhe pse Galatasaray kaloi i pari në epërsi përmes holandezit Wesley Sneijder, Besiktasi përmbysi gjithçka me golat e Super Mario Gomez dhe Gokhan Tore.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër rasteve nga të dyja skuadrat kurse pjesa e dytë dhuroi 3 gola.
Kjo fitore e ngrit Besiktasin në pozitën e parë me një pikë më shumë sesa Fenerbahçe kurse Galatasaray (kampion aktual) ndodhet 9 pikë larg vendit të parë.