KOMENTE PAS SHORTIT

Kemi shpresuar në fat
14 December, 2015 @12:51
Zyrtari i Juventusit, Pavel Nedved, pasi që kuptoi se në 1/8 e finales do të përballen me Bayernin e Munchenit, ka thënë:
“Kemi shpresuar në fat më të mirë sot në short. Por, sidoqoftë jemi të sigurt se do të zhvillojmë dy performanca të forta.”
Juventus do të jetë nikoqir në ndeshjen e parë të së tetës së finales, derisa Bayern në të dytën.
Juventus stinorin e kaluar ka arritur deri në finale të Champions League.