Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISCIPLINOR DËNON PRISHTINËN

Dënohet Prishtina

BOROZANI/Erdis Driza

Dënohet Prishtina


14 December, 2015 @10:50

Në përballjen të cilën Prishtina e kishte fituar ndaj Trepçës’89 3-2, në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore të Superligës, një tifoz ishte futur në fushë, derisa u raportua edhe për sulm ndaj gjyqtarit anësor. 

Komisioni Disciplinor i FFK-së ka bërë të ditur se Prishtinës i është shqiptuar dënimi me 2 ndeshje pa praninë e shikuesve në tribuna si vendas. 

Në arsyetimin e KD-së është shkruar: “Komisioni konstastoi se rasti është recidiv me atë nga ndeshja e xhiros VIII, ku kishte lëshime të njejta dhe ishte shqiptauar vërejtja e fundit. Për këtë Prishtina dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve zyrtare sipas radhës pa praninë e shikuesve.” 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga