PARIS ST GERMAIN SHKELË

Foto: PSG Official
Parisi tregon forcën edhe njëherë
13 December, 2015 @22:49
Paris St Germain dihet që është ekipi më i fortë dhe më i pasur i Ligue 1, por parisienët edhe po me aq lehtësi po kalojnë rivalët e dikur të ashpër për kreun e tabelës.
Sot, viktimë e Paris St Germainit ka qenë Olympique Lyon, që ka pësuar plotë 5 gola në Parc des Princes për 90 minuta lojë.
Kjo ka qenë fitorja e 15-të e PSG-së në Ligue 1, derisa ende nuk kanë shijuar humbjen. Lyon në anën tjetër ka pësuar për të gjashtën herë këtë stinor.