JUVENTUSI NUK NDALET MË

E gjashta me radhë për Juven
13 December, 2015 @22:36
Fitorja e gjashtë me radhë për Juventusin në Serie A ka ardhë ndaj Fiorentinës sonte. Bardhezinjtë janë rikthyer plotësisht në formë dhe përkundër se ranë në disavantazh heret, kanë arritur të përmbysin gjithçka për fitore komode në fund.
Pas startit jo të mirë të stinorit, kampionët e Massimiliano Allegrit tashmë kanë kapur pozitën e katërt të klasifikimit dhe në vazhdim kanë ndeshje me ekipe që nuk ‘duhet’ tu shkaktojnë telashe.